Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e rregullt, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.
Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, kjo është pika e vetme e paraparë në rendin e ditës.
Legjislativi i ri deri më tani ka mbajtur vetëm dy seanca. Seanca konstituive ku është zgjedhur kryesia e Kuvendit dhe kryetari, Glauk Konjufca dhe në seancën e dytë është votuar Qeveria e Kosovës dhe po ashtu, është zgjedhur kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani. /Gazeta Sinjali/