image Çka dihet për bllokimin e anijes Ever Given në kanalin e Suezit - pengohet kalimi i 9 miliardë dollarëve mallra në ditë, naftës e gazit

Botë

Çka dihet për bllokimin e anijes Ever Given në kanalin e Suezit – pengohet kalimi i 9 miliardë dollarëve mallra në ditë, naftës e gazit

news image

Ever Given, anija masive e mallrave që u përplas në Kanalin e Suezit, është akoma e bllokuar, transmeton Gazeta Sinjali.

Bota ka qeshur jo pak me të, por bllokimi i një prej kanaleve më të rëndësishme të transportit në botë për afër tre ditë po shkakton probleme shumë të mëdha, shumë të shtrenjta.

Autoritetet kanë bërë çmos për të zhvendosur anijen e madhe, por deri më tani nuk kanë pasur fat në kthimin e saj në gjendje normale.

Ky nuk është vetëm një problem për pronarët e anijes dhe njerëzit që presin në ngarkesën në bord, por gjithashtu po shkakton pasoja për mbi 100 anije të tjera që po presin duarkryq për të kaluar dhe dërguar mallra në të gjithë botën, shkruan abc.net.

Çka po ndodh në Kanalin e Suezit

Një anije mallrash e quajtur Ever Given u përplas në Kanalin e Suezit të martën dhe u mbërthye në mënyrë diagonale nëpër të.

Kanali i Suezit lidh Detin Mesdhe dhe Detin e Kuq dhe është një rrugë thelbësore nga Evropa në Oqeanin Indiane dhe Paqësor.

Ever Given ka bllokuar qasjen në mes të rrugës ujore.

Ekipet deri më tani nuk kanë pasur fat ta zhvendosin atë.

Rreth 150 anije janë lënë në harresë ose përgjatë kanalit ose në të dy skajet e tij, në pritje të kalimit.

Çfarë kanë provuar deri më tani për të lëvizur EverGiven ?

Deri më tani, ekskavatorë dhe pajisje të tjera kanë provuar ta heqin rërën dhe baltën, por pa rezultat, transmeton Gazeta Sinjali. Një pastrues special që mund të zhvendos 2 mijë metra kub materiale çdo orë është angazhuar. Ende pa rezultat.

Si ngeci Ever Given?

Autoritetet ende po përpiqen ta zgjidhin këtë mister, sepse sigurisht që nuk është një dukuri e përditshme – në fakt, një bllokim i këtij lloji dhe në këtë shkallë nuk ka ndodhur kurrë në historinë 150-vjeçare të kanalit.

Ever Given hyri në kanal nga Deti i Kuq të martën në mëngjes me kohën lokale dhe u përplas rreth 45 minuta më vonë.

Zyrtarët fillimisht thanë se anija ishte ndikuar nga erërat e forta, teksa raportet e mëvonshme përmendën një stuhi pluhuri e cila mund të kishte ndikuar në pamje.

Një raport fillestar sugjeroi që anija pësoi një ndërprerje të energjisë përpara incidentit, por menaxheri teknik i anijes mohoi këto pretendime dhe përjashtoi “çdo defekt mekanik ose të motorit si shkak i tokëzimit”.

Një hetim i plotë pritet të kryhet. Anija peshon rreth 220,000 ton.

Cilat janë pasojat

Mbyllja mund të ndikojë në dërgesat e naftës dhe gazit në Evropë nga Lindja e Mesme, të cilat mbështeten në kanal për të shmangur lundrimin rreth Afrikës. Çmimi i standardit ndërkombëtar të naftës së papërpunuar Brent qëndroi të enjten në mbi 61 dollarë për fuçi, transmeton Sinjali.

Vlerësohet se çdo ditë që Kanali i Suezit është i mbyllur pengon kalimin e mbi 9 miliardë dollarë mallrave që duhet të kalojnë përmes rrugës ujore. /Gazeta Sinjali/