image Çka çoi deri te vrasja në Mitrovicë, Sinjali mëson detaje

Siguri

Çka çoi deri te vrasja në Mitrovicë, Sinjali mëson detaje

news image

Një person i moshës 23-vjeçare ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në picerinë “Propper Pizza” në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar rrethanat që dyshohet se kanë çuar deri te vrasja. Mësohet se një punëtore e “Maestro Delivery” pasi që e kishte lënë punën aty për të punuar në “Proper Pizza”, kishte inatosur të dyshuarin Valmir Selimi, pronar i biznesit “Maestro”.

Selimi kishte shkuar për të qëruar hesapet në picerinë “Propper Pizza”. Siç mëson Sinjali, Selimi kishte cak të vrasjes pronarin e “Propper Pizzas”. Mirëpo, atij i kishte dalur përpara viktima 23-vjeçar, i cili ishte qëlluar dhe pasi që nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve, kishte vdekur. Gazeta Sinjali mëson se viktima është Mehmet Kurti nga Kçiqi i Mitrovicës.

Gazeta mëson se ky është versioni i parë që po e heton policia, teksa nuk perjashtohen edhe motive të tjera, të cilat mbetet të konfirmohen vetëm pas zhvillimit të hetimeve.

Dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar pas gjuajtjes me armë zjarri. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. /Gazeta Sinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.