image City vazhdon me fitore bindëse, Brightoni “viktima” e radhës

Futboll

City vazhdon me fitore bindëse, Brightoni “viktima” e radhës

news image

Manchester City ka marrë një tjetër fitore bindëse, kësaj radhe kundër Brightonit duke e mposhtur me rezultat të thellë 0:5.

Golat për “Citizens” i kanë shënuar Sterling në minutën e 21’. Për 0:2 u përkujdes Gabriel Jesus në minutën e 44’.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Sterling që shënoi për 0:3 në minutën e 55’.

Tre minuta më vonë në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Bernardo Silva që realizoi për 0:4.

Sterling shënoi për 0:5 në minutën e 81’ e ku me këtë gol edhe e kompletoi hetrikun e tij.

City radhitet në vendin e dytë me 69 pikë dhe nuk ka ndonjë objektiv në kampionat, ndërsa skuadra e Brightonit me 36 pikë gjithsej radhitet në vendin e 15-të./Gazeta Sinjali/