image Çitakut kopjon Demaliajn, tallet me Gërvallën: Ylli i vogël lartë në qiell, xixa xixa xixëllon

Politikë

Çitakut kopjon Demaliajn, tallet me Gërvallën: Ylli i vogël lartë në qiell, xixa xixa xixëllon

news image

Ish-amabsadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila sot tha, se një ministër nordik i ka thënë se Kosova është një yll i ndritshëm i demokracisë në rajon.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka kritikuar shefën e diplomacisë kosovare.

“Dmth, në krye të shtetit e diplomacisë kemi njerëz që nuk dinë as ta lexojnë tavolinën, as bashkëbiseduesin, as situatën”, ka shkruar ajo.

Tutje, nënkryetarja e PDK-së, tha se Gërvalla e ka keqkuptuar kortuazinë e diplomatëve perëndimorë.

“Njerëz që kortuazinë e keqkuptojnë dhe keq lexojnë. Xixa xixa xixëllon”, vazhdon ajo.

Në një postim tjetër, Çitaku kishte ironizuar Gërvallen, përmes poezisë për fëmijë të shkrimtarit shqiptar, Kostandin Kristoforidhit “Ylli i vogël lart në qiell

lli i vogël lart në qiell,

Duket porsi zjarr në pyll,

Sipër dheut, lart qëndron,

Xixa-xixa xixëllon.

Disku i diellit kur perëndon,

Nata hijen e lëshon,

Ylli veten e zbulon,

Xixa-xixa xixëllon.

Drit’ e yllit kur shkëlqen,

Udhëtarit ç’i pëlqen,

Natën e errët kudo shkon,

Udhën vetëm s’e harron.

Natën djali kur shikon,

Sipër dheut, fort mendon,

Mendt’ e veta ç’i habit,

Ylli i vogël se si ndrit.

Një veprim pak a shumë të ngjashëm, e kishte bërë edhe ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj i cili e kishte nisur jozakonshëm fjalimin e tij të parë në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Demaliaj kishte filluar t’ia recitojë një vjershë Kurtit.

“Ylli i vogël lart në qiell, duket porsi zjarr në pyll, sipër dheut lart qëndron, xixa-xixa xixëllon”, ka thënë Demaliaj. “, kishte thënë ish-deputeti.

Çka tha Gërvalla në Kuvend, që shkaktoi shumë reagime?

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz ka pretenduar se disa prej politikanëve të huaj i kanë thënë fjalë të mira për punën e Qeverisë, megjithëse, nuk ka përmendur me emra.

Ajo zbuloi edhe një bisedë me një homolog të saj nordik, i cili e ka lavdëruar Kosovën për demokraci.

“Një homolog i imi nordik në një prej takimeve na thotë: “You are the shining star of democracy in the region”, që do të thotë jeni yll i ndritshëm i demokracisë në rajon”, tha me krenari ajo.

“Të panumërta janë bisedat me homologë të ndryshëm që shprehin admirim për shtet ligjor”, vazhdoi më tutje.

“Një prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të politikës evropianë na thotë: Rrallë me ndodhë që gjatë takimit të flas vetëm për zhvillim pozitiv të një vendi.” – shtoi nder tjera Gërvalla.

/GazetaSinjali/