image Çitaku pas vrasjes që ndodhi në Pejë: A ka ndonjë vend ku gratë ndihen të sigurta?

Siguri

Çitaku pas vrasjes që ndodhi në Pejë: A ka ndonjë vend ku gratë ndihen të sigurta?

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Pejë, ku djali vrau mizorisht nënën e tij, ngjarje kjo për të cilët ka raportuar ekskluzivisht Sinjali.

Çitaku ka shprehur shqetësimin e saj për sigurinë e grave në vend, ku ka shtuar se dhimbja për jetët që po shuhen çdo ditë është e pafundme, duke i bërë thirrje institucioneve të ndërmarrin hapa të menjëhershëm.

“Si Institucione e sidomos si shoqëri duhet të ndërrmarrim hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen tmerrues. Me vra gra, me ushtru dhunë duhet të jetë jo vetëm ligjërisht e dënueshme, por edhe kulturalisht a papranueshme”, tha ndër të tjerash Çitaku.

/GazetaSinjali/