Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të 31-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar situatën si të papërshkrueshme në gjuhën shqipe për shkak të absurditetit që ka arritur, shkruan Gazeta Sinjali.
“Fatkeqësisht mungon definicioni në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës në të cilën ndodhemi. Kemi parë tash e disa muaj një shpërfaqje të shkallës së lartë të papërgjegjësisë dhe mungesës së ndjeshmërisë në raport me qytetarin,” tha Çitaku.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!