image Çitaku: Nëse Qeveria do zbatim të ligjit, pse e la Radoiçiqin me dhjetëra kriminelë të largoheshin pa therrë në këmbë?

Politikë

Çitaku: Nëse Qeveria do zbatim të ligjit, pse e la Radoiçiqin me dhjetëra kriminelë të largoheshin pa therrë në këmbë?

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka kritikuar Qeverinë për moskoordinim me aleatët për çështjen e largimit nga përdorimi të dinarit serb në vend.

Çitaku tha se aleatët kanë kërkuar vetëm që “zbatimit t’i paraprijë një fushatë vetëdijësuese”.

E njëjta gjithashtu kujtojë rastin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Nëse janë kaq, ama bash kaq të vendosur në zbatimin e rregullit dhe ligjit, e shtrirjes së kushtetutshmërisë anë e kënd Republikës, si e lanë Radoiçiqin dhe dhjetëra kriminelë që bënë sulm terrorist në Kosovë, të largohen në dritë të diellit”, tha Çitaku.

“Ata u larguan pa therrë në këmbë”, tha nënkryetarja e PDK-së.

“Është e qartë që i kanë lënë”, shtoi ndër tjera ajo në Frontal.

/GazetaSinjali/