Ambasadorja në dorëheqje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar në rrjete sociale pas intervistës së analistit Edward Joseph, lidhur me temën e ndarjes së territorit të Kosovës.
Çitaku është shprehur se një temë e tillë nuk është zhvilluar dhe është lajm i pavërtetë.
Ajo ka mohuar se presidenti Thaçi ka nënshkruar ndarjen e Kosovës, ajo theksoi se ata po përhapin panik dhe konfuzion .
“Absolutisht e pavërtetë. Nuk mund të besoj që njerëzit shpikin gjëra të tilla. Ata po përhapin vetëm panik dhe konfuzion. Sikur nuk duan që procesi të ketë sukses… histori e shpikur plotësisht. Tërësisht”, ka shkruar Çitaku./Gazeta Sinjali/