image “Cilin krim e ka fshehur Ramush Haradinaj nga Gjykata Speciale?”, Haradinaj pyet Selimin

Kosovë

“Cilin krim e ka fshehur Ramush Haradinaj nga Gjykata Speciale?”, Haradinaj pyet Selimin

news image

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka pyetur përmes telefonit deputetin e VV-së, Rexhep Selimin nëse Ramush Haradinaj ka fshehur ndonjë krim para prokurorëve të Gjykatës Speciale kur është mbrojtur në heshtje.

Selimi i është përgjigjur menjëherë, vëllait të kryeministrit në largim, duke thënë se asnjëherë nuk ka deklaruar se Haradinaj ka fshehur ndonjë krim.

Ai ka thënë se Haradinaj nuk ka bërë ndonjë krim dhe se nuk do të ketë asnjë fakt për dënimin e tij.

“Mos kështu, nuk bën të kapet për fjale. Kurrë Haradinaj nuk besoj se ka kryer krime dhe as mund të ketë fakte për kryerjen e krimeve”.

“Dautit i them as nuk mendojë dhe as nuk e kam thënë kështu. Është në dorën tuaj ta interpretoni si të doni, nëse nuk keni ku të kapeni kapuni tek fjalët, por unë nuk e kam thënë atë”, ka deklaruar Selimi në t7.