Jennifer Aniston është një nga ato pak femra që kanë arritur ta lidhin emrin e tyre me një model flokësh specifik.
Aktorja i ka mbajtur flokët në një nuancë të ngrohtë, bionde që kur e takuam për herë të parë, dhe prerja e flokëve ka gjithmonë një fryrje të lehtë që i kornizon fytyrën. Stili karakteristik që ajo kishte në flokët e saj në sezonet e para të serialit Friends njihet edhe sot si The Rachel dhe ka çuar femra të panumërta në sallon me synimin për ta adoptuar.
Megjithatë, ajo kishte treguar në të kaluarën se ky prerje flokësh e kishte bërë atë më të vështirë se kushdo, duke shpjeguar “Kur Chris McMillan (parukierja e saj) m’i bënte flokët, dukej shumë mirë. Por kur u përpoqa të bëja të njëjtën gjë vetë, përfundoi në kaos”.
Megjithatë, shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, pasi ajo ka gjetur mënyra për të menaxhuar flokët e saj në mënyrë perfekte.