image Cili është konkurrenti më i dobët në “Dancing with the Stars”? Sara Hoxha i zbulon të gjitha

Bota e Yjeve

Cili është konkurrenti më i dobët në “Dancing with the Stars”? Sara Hoxha i zbulon të gjitha

news image

“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me  po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.

E ftuar në pjesën e parë të emisionit të mbrëmjes së sotme ishte Sara Hoxha, e cila është partnerja e reperit të njohur, Ledri Vula dhe gjithashtu një nga konkurrentet e spektaklit më të njohur të kërcimit, “Dancing with the Stars”.

Sara na ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj private dhe atë profesionale.

Gjatë intervistës Sara është pyetur nga binjakët rreth eksperiencës së saj në “Dancing with the Stars” dhe konkurentët e tjerë.

Binjakët: Cili është çifti më i dobët sipas teje në “Dancing With The Stars”?

Sara: Mbase Islin nuk e shoh shumë në finale por nuk e di se çfarë do bëjë ai edhe këto dy, tre javë që kanë ngelur.

Binjakët: Kë mban me hatër juria?

Sara: Unë ndonjëherë mendoj që Kledi mban me hatër Elhaidën.

Binjakët: Kush mendon se do të jetë në finalen e “Dancing With The Stars”?

Sara: Mendoj që do të jetë Elhaida dhe Arditi.

Binjakët :A mendon se do të jetë edhe vetëm finaliste?

Sara: Po, patjetër edhe unë do të jem në finale. Mund të jetë Megi, Isli, Salsano ose Julka nuk e di.

/GazetaSinjali/