image Cilave grupmosha u takojnë dhe nga cilat komuna ishin 28 të infektuarit që vdiqën gjatë 24 orëve të fundit - Sinjali

Cilave grupmosha u takojnë dhe nga cilat komuna ishin 28 të infektuarit që vdiqën gjatë 24 orëve të fundit

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 26 raste të vdekjes nga COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

14 nga të vdekurit i takojnë gjinisë femërore dhe po 14 të tjerë asaj mashkullore.

Personi më i ri që vdiq si pasojë e infektimit nga ky virus brenda këtij intervali kohor, është 26-vjeçarja nga Vitia, e cila ditë më parë solli në jetë fëmijën e saj.

Një viktimë i takonte grupmoshës 40-49 vjeçare. Gjashtë të vdekur ishin të grupmoshës 50-59 vjeçare.

Numri më i lartë i të vdekurve, tetë prej tyre, ishin në mes të moshës 60 dhe 60 vjeç. Shtatë të tjerë ishin mbi 70 vjeç dhe pesë nga viktimat mbi 80 vjeç.

Komuna në të cilën u konfirmuan më së shumti raste të vdekjes ishte ajo e Gjakovës, në të cilën për 24 orë ndërruan jetë katër të infektuar me koronavirus. Ndërkaq, komuna e dytë është ajo e Obliqit, ku vdiqën 3 persona./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin