Të luash mbi 1000 ndeshje në nivel profesional është një arritje që pak futbollistë mund ta pretendojnë. Që nga viti 2000, vetëm dhjetë lojtarë e kanë kapur këtë shifër, ndërsa emra të mëdhenj si Iker Casillas janë ndalur shumë pranë – ish-portieri spanjoll numëron 999 paraqitje.
Në krye të kësaj liste prestigjioze që përfshin 20 lojtarë me më së shumti ndeshje në 25 vitet e fundit është Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez, pavarësisht moshës 40-vjeçare, vazhdon të luajë në nivele të larta dhe deri tani ka grumbulluar plot 1300 ndeshje profesionale.
Pas tij renditet Fabio, portieri brazilian i Fluminense, me 1175 paraqitje.
Top treshen e kompleton Lionel Messi, i cili ka luajtur 1140 ndeshje, sipas statistikave të publikuara nga platforma e njohur “Transfermarkt”.
Në fund të kësaj liste që përfshin vetëm elitat e futbollit, qëndron Karim Benzema. Sulmuesi francez ka zhvilluar 965 ndeshje, duke zënë vendin e 20-të.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!