image Çiklisti goditet për vdekje nga një veturë në lëvizje në fshatin Llugë të Podujevës

Siguri

Çiklisti goditet për vdekje nga një veturë në lëvizje në fshatin Llugë të Podujevës

news image

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Llugë të Podujevës.

Viktima që po lëvizte me biçikletë u godit për vdekje nga një automjet.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse rajonale e policisë në Prishtinë.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Sipas saj, Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për rastin.

/GazetaSinjali/