image Çifti rus dhunuan e më pas vranë 8 vjeçaren, trupi i pajetë gjendet buzë një liqeni

Botë

Çifti rus dhunuan e më pas vranë 8 vjeçaren, trupi i pajetë gjendet buzë një liqeni

news image

Policia e Rusisë ka njoftuar se një vajzë 8 vjeçare, e cila ishte larguar nga shtëpia pasi kishte pasur një konflikt me prindërit, u dhunua dhe më pas u vra nga një çift i martuar.

Më shumë se 500 persona u angazhuan për gjetjen e vogëlushes, Victoria Teplyakova, e cila u pa për herë të fundit e vetme përgjatë një rruge.

Vajza ishte e veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra blu.

Për tre ditë, familjarët dhe policia nuk kishin asnjë gjurmë të vajzës. Pikërisht në ditën e tretë, një grua shkoi në polici dhe deklaroi se ajo dhe bashkëshorti i saj e kishin parë vajzën dhe i kishin ofruar ushqime, shkruan “Daily Mail”.

Ndërkohë, pas hetimeve rezultoi se çifti e kishte dhunuar e më pas vrarë të miturën, për shkaqe që ende janë të paditura. Policia ka arritur të arrestojë burrë e grua, Igor dhe Kristina Dvornikov dhe ndaj tyre rëndon akuza e vrasjes. Ndërsa trupi i pajetë i vogëlushes u gjet buzë një liqeni./Gazeta Sinjali/