image Çifti që i shpëtoi tragjedisë i nënshtrohet operimit në Sofje

Rajon

Çifti që i shpëtoi tragjedisë i nënshtrohet operimit në Sofje

news image

Lulzim Sulejmani nga Lugina e Preshevës dhe Medina Lutfiu nga Kumanova, çifti që i shpëtoi aksidentit tragjik në Bullgari i janë nënshtruar operacioneve në Spitalin e Sofjes.

Sipas familjarëve, Lulzimi dhe Medina kanë lëndime trupore, përkatësisht në ekstremitetet e poshtme dhe për momentin ndodhen në sallat e operacionit.

Babai i Medinës, Besnik Lutfiu në një prononcim për Sinjalin ka bërë të ditur se Medina e ka këmbën e thyer ndërkaq, Lulzim Sulejmani ka gjithashtu lëndime në këmbë dhe disa prerje në duar.

Po, kanë qenë në autobus., Zoti kish dashtë që ata me shpëtu. Mirë janë, kemi bisedu, në spital janë. Vajza e ka këmbën e thyme, kurse dhëndri edhe ai ka lëndime në këmbë, po edhe duart i ka të premte, duke i thy xhamat. Dhëndri është i Preshevës. Kemi kontaktu më herët, tash nuk po kanë rrjet a nuk po di, po vllavi dhe ata nipat dhe çika janë nisë për në Bullgari. Tash jemi duke prit me i kontaktu ata, çka po na thonë.”, ka thënë Lutfiu për Sinjalin.

Çifti janë jashtë rrezikut për jetë dhe së shpejti pritet lëshimi i tyre për kurim shtëpiak./Alsat

/GazetaSinjali/