Presidenti Donald Trump dhe ish-presidenti Barack Obama kanë ndarë vendin e parë së bashku si burrat më të admiruar të vitit 2019 në Amerikë, sipas sondazhit vjetor të Gallup.
Kjo është hera e parë që Trump është në krye të listës ndërsa për Obamën hera e 12-të.
Të dy fituan 18% të pikëve në sondazh në mesin e amerikanëve.
Përveç dy presidentëve, asnjë burrë tjetër nuk fitoi mbështetje nga më shumë se 2% e amerikanëve.
Ndërsa në top 10 u përfshinë ish-Presidenti Jimmy Carter, biznesmeni Elon Musk, themeluesi dhe filantropi i Microsoft Bill Gates dhe Papa Françesku.
Kurse, ish-zonja e parë Michelle Obama është shpallur gruaja më e admiruar në botë për vitin e dytë radhazi.
55-vjeçarja mundi zonjën e parë aktuale Melania Trump.
Obama ishte e vetmja grua që u rendit me shifra dyshifrore, me 10%. Ndërsa vendin e dytë e mban Trump me 5% të votuesve.
Pas dy zonjave të para vjen Oprah Winfrey dhe aktivistja Greta Thunberg që mbajnë vendin e tretë me 3% secila në listën e grave më të admiruara.