image Çifti me 7 fëmijë i kërkon ndihmë publikut: Na është ulur përkrahja nga shteti

Botë

Çifti me 7 fëmijë i kërkon ndihmë publikut: Na është ulur përkrahja nga shteti

news image

Një çift me shtatë fëmijë ka hapur një llogari në internet ku u bëjnë thirrje publikut t’i ndihmojë, pasi përkrahja shoqërore që merrnin nga shteti u është ulur në 480 funte në muaj, nga 2100 që merrnin më parë dhe e kanë të pamundur të rrisin fëmijët.

Ryan Rodgers, 26-vjeç dhe bashkëshortja e tij, Jenny Grimes, 25, nga Liverpuli i Britanisë së Madhe, thonë se tani detyrohen të kërkojnë ushqim te qendrat e bamirësisë për shtatë fëmijët, për shkak të ligjeve të reja.

Ata marrin 700 funte në total, por 220 u mbahen për shkak të një pagese fillestare që u jepet në formë huadhënieje kur bëhen pjesë e sistemit të përkrahjes shoqërore.

Më i madhi i fëmijëve është Elli, shtatë vjeç. Më pas vijnë vajzat binjake 6-vjeçare, Kenzie dhe Kelsie, Laysie 4 vjeçe,  Archie 2 dhe dy binjakë shtatë muajsh, Tobie dhe Rylie.

Rodgers, i cili kishte punuar si kamerier në një restorant, tha se ai tani duhet të pastrojë makinat për të paguar faturat për familjen e tij.

Ai thotë se gjendja në të cilën ndodhet familja e tij ka ndikuar në shëndetin e tij psikik dhe vuan nga ankthi dhe depresioni, si pasojë e së cilës ka nisur të pi alkool. /Gazeta Sinjali/