image Çifti mashtron familjen dhe miqtë për lindjen dhe vdekjen e djalit të tyre

Botë

E rëndë/ Çifti mashtron familjen dhe miqtë për lindjen dhe vdekjen e djalit të tyre

news image

Një çift të rinjsh nga Pensilvania kanë mashtruar familjen dhe miqtë e tyre duke “improvizuar” lindjen dhe ndarjen nga jeta të djalit të tyre, i cili në të vërtetë nuk ekzistonte, me qëllim për të përfituar dhurata dhe para.

Kaycee dhe Geoffrey Lang janë kapur nga policia dhe akuzohen për vjedhje ma anë të mashtrimit, pasi morën dhurata dhe ndihma financiare nga miqtë dhe disa përdorues në internet.

Ata kanë shkruar një postim në rrjetet sociale ku pretendojnë se “djali” i tyre, të cilin e quajtën Easton Walt Lang, humbi jetën në 3 korrik, vetëm pesë orë pas lindjes së  tij.

Më vonë ata publikuan edhe një foto të “djalit” të tyre, që në të vërtetë ishte një kukull, e cila u zbulua nga polica në shtëpinë e tyre.

Gjithçka filloi kur 23-vjeçarja Kaycee u shtir si shtatzënë, duke shpërndarë fotografi të barkut të saj në “Facebook”.

Ajo mori dhurata të ndryshme për fëmijë. Gjatë dy muajve të fundit të “shtatzënisë” së saj, Kaycee kërkoi pushim në shtrat.

Siç është raportuar nga Fox 13, Kaycee dhe Geoffrey, 27, njoftuan lindjen e “djalit” të tyre, Easton, më 3 korrik, duke postuar imazhe të cilat dukej se shfaqnin një të porsalindur.

Disa orë më vonë çifti zbuloi se djali i vogël kishte ndërruar jetë për shkak të disa problemeve me mushkërinë.

Në një shkrim përkujtimor të publikuar në internet, çifti pretendoi se Easton kishte lindur në Spitalin Conemaugh në orën 03.11 të mëngjesit.

Ata krijuan një postim në GoFundMe për të mbledhur para për funeralin e Easton, por e gjithë aventura e tyre është zbuluar nga policia.