Pasi mbaroi emisioni i dashurisë, shumë ish-konkurrentë tanimë janë në syrin e ndjekësve dhe medieve rozë, shkruan Gazeta Sinjali.
Së fundmi në rrjete sociale, qarkullojnë foto dhe postime ku ish-konkurrentët thumbohen me njëri-tjetrin, në InstaStory dhe intervista të ndryshme.
Arsyeja se Atdhe Xharavina dhe Andi Artani nuk janë më shokë, nuk dihet ende.
Së fundmi, ishin çifti Melisa dhe Andi Shehu, që dolën për darkë me Atdheun, ku vihet re fare mirë që mbishkrimi i fotografisë ishte një ‘thumb’ për Andi Artanin.
“Nderkohe që po mendojmë ti ndryshojmë emrin @Andi.Sh2, se nuk i shko ky emër per ca njeriu flori eshte”, shkruan ajo, duke bërë të ditur se ishte një injorim pasi mbajnë të njëjtin emër me Andi Artanin.