Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë sot se e përkrah angazhimin e Serbisë në propozimin e Bashkimit Evropian për marrëveshjen finale me Kosovën, raporton Gazeta Sinjali.
Chollet ka shkruar në Twitter të dielën se ka biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për takimin e së hënës në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit Vuçiq.
“Përshëndes angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë për konstruktivitetin në propozimin e BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkroi Chollet.