image Chilwell dëmton ligamentet, mund të mungojë deri një vit

Futboll

Chilwell dëmton ligamentet, mund të mungojë deri një vit

news image

Ben Chilwell s’do të luajë më në vitin 2021, e mund të mungojë edhe gjatë gjithë vitit 2022.

Mbrojtësi i majtë i Chelsea u dëmtua në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, sfidë të cilën Blutë e dituan 4-0.

Është vërtetuar se Chilwell i ka dëmtuar ligamentet e gjurit të djathtë, por mbetet të mësohet nëse vetëm i ka zgjatur, apo këputur tërësisht.

Chelsea është në pritje të ekzaminimeve të mëtutjeshme për të kuptuar nëse ka përfunduar sezoni për mbrojtësin, apo do të kthehet në vitin 2022. /Gazeta Sinjali Sporti/