image Chiellini i del në mbrojtje Maguires: Vetëm pse ai kushtoi 80 milionë, nuk nënkupton që duhet të jetë më i miri në botë

Futboll

Chiellini i del në mbrojtje Maguires: Vetëm pse ai kushtoi 80 milionë, nuk nënkupton që duhet të jetë më i miri në botë

news image

Giorgio Chiellini ka dalë në mbrojtje të Harry Maguire, duke pretenduar se kapiteni i Manchester United është një “lojtar i mirë” me një çmim fatkeq.

Reprezentuesi anglez u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në planet kur përfundoi një transferim prej 80 milionë funtesh nga Leicester në Old Trafford në vitin 2019. Ai ka luftuar për të përballuar atë çmim të madh herë pas here, me qëndrime në stol këtë sezon, por ikona e Italisë Chiellini beson se 29-vjeçari është bërë objekt kritikash të padrejta.

Fituesi i Euro 2020 Chiellini, i cili u tërhoq nga detyra ndërkombëtare me 117 paraqitje në prill, ka thënë për The Times: “Jam i trishtuar për situatën e Maguire sepse ai është një lojtar i mirë. Ata kërkojnë shumë prej tij. Vetëm për shkak se ata paguan 80 milionë funte për të, ai duhet të jetë më i miri në botë çdo ndeshje? Nuk është e drejtë. Vlera e tregut varet nga shumë aspekte që nuk mund t’i kontrolloni. Nuk është faji yt.

Ai dhe [John] Stones janë një dyshe e mirë. Në rregull, Maguire ndoshta nuk është Rio Ferdinand, por ai është mjaft i mirë. Me këtë situatë nuk po e ndihmon [Anglinë] të bëjë më të mirën. Nëse doni të fitoni Kupën e Botës, është e pamundur ta bëni këtë me disa probleme në lojtarët kryesorë, dhe me siguri Maguire është një nga lojtarët kryesorë në ekip“, ka deklaruar mbrojtësi italian.

Maguire u largua nga 11-shja startuese e United pasi ata hapën sezonin 2022-23 në Premier League me humbje të njëpasnjëshme kundër Brighton dhe Brentford.

/GazetaSinjaliSport/