image Chelsea zyrtarizon Koulibalyn nga Napoli

Futboll

Chelsea zyrtarizon Koulibalyn nga Napoli

news image

Chelsea ka zyrtarizuar blerjen më të re këtë merkato verore, duke transferuar qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly nga Napoli.

Mbrojtësi senegalez ka nënshkruar kontratë katër-vjeçeare me londinezët dhe iu është bashkuar skuadrës në parasezonin në Amerikë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu me këtë ekip te Chelsea”, tha Koulibaly.

“Është një ekip i madh në botë dhe ëndrra ime ishte gjithmonë të luaja në Premier League. Chelsea erdhi i pari për të më marrë në 2016, por ne nuk ia dolëm. Tani kur ata erdhën tek unë, unë e pranova sepse ata me të vërtetë donin që unë të vija në Premier League për të luajtur për ta. Kur fola me miqtë e mi të mirë Edou dhe Jorginho, ata ma bënë zgjedhjen më të lehtë, kështu që jam shumë i lumtur që jam me ju sot.

Dua të falënderoj fansat sepse pashë shumë prej tyre në Londër dhe në aeroplan të gjithë ishin të lumtur që isha këtu. Kështu që dua t’i falënderoj dhe shpresoj se sezoni do të jetë vërtet i mirë dhe ne do t’u dhurojmë disa momente të mira tifozëve“, ka deklaruar Koulibaly.

Koulibaly bëhet bleraj e dytë e Chelseas këtë merkato verore, pas Raheem Sterling.

/GazetaSinjaliSport/