image Chelsea triumfon në gjysmëfinalen e parë ndaj Spurs në Carabao Cup

Futboll

Chelsea triumfon në gjysmëfinalen e parë ndaj Spurs në Carabao Cup

news image

Chelsea ka shënuar fitore komode në kuadër të gjysmëfinales për “EFL Cup” ndaj Tottenhamit.

“Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat 2 – 0, në ‘Stamford Bridge’.

Kai Havertz pas vetëm pesë minutave lojë kaloi Chelsean në epërsi pas një asistimi të Alonsos (5′).

Ndërkohë, ishte Ben Davies që shënoi një autogol qesharak në përpjekje për të larguar topin (34′), që rezultoi të jetë goli i fundit në takim.

Kësisoj, me këtë fitore, Chelsea është gjithmonë e më pranë finales, me ndeshjen kthyese që zhvillohet javën tjetër me 12 janar në “Tottenham Stadium”. /Gazeta Sinjali Sporti/