image Chelsea shton një emër të ri në listën e qendërmbrojtësve të kërkuar - Sinjali

Chelsea shton një emër të ri në listën e qendërmbrojtësve të kërkuar

news image

Chelsea ka shtuar një emër të ri në listën e qendërmbrojtësve të kërkuar për merkaton e verës.

Londinezët do të nënshkruajnë me dy qendërmbrojtës këtë merkato, pas largimeve të Antonio Rudiger e Andreas Christensen.

Blutë kanë qenë të lidhur me mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt, mbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde dhe ish-lojtarin e klubit, anëtarin e Man Cityt, Nathan Ake.

Sidoqoftë Fabrizio Romano tani raporton se mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është një emër i ri që është futur në listën e londinezëve.

“Kalidou Koulibaly, një emër më shumë në listë për Chelsean teksa vazhdojnë të kërkojnë dy qendërmbrojtës. Atij i skadon kontrata me Napolin në vitin 2023.

“Më është thënë se ka biseda edhe për Koulibaly së bashku me de Ligt, Aké, Koundé. Përqendrimi mbetet te Raphinha, dhe më pas qendërmbrojtësit”, ka shkruar Romano në Twitter.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: