image Chelsea po planifikon t'i shesë gjashtë lojtarë

Futboll

Chelsea po planifikon t’i shesë gjashtë lojtarë

news image

Chelsea si duket do të jetë një nga skuadrat më aktive këtë merkato që pritet të ndodhë gjatë verës.

Sipas prestigjiozes “The Sun”, Chelsea ka në plan të largojnë një numër të konsiderueshëm të lojtarëve nga skuadra, e në listë, janë gjashtë emra.

Frank Lampard u ka bërë me dije lojtarëve Tiemoue Bakayoko, Emerson Palmieri, Davide Zappacosta, Danny Drinkwater, Mitchy Batshuayi e Victor Moses, se nuk janë në planet e trajnerit, si dhe mund të largohen nga Stamford Bridge.

Shumica e këtyre lojtarëve kanë luajtur në huazim edhe gjatë këtij sezoni, kështu që tifozët e Chelsea nuk duhet të shqetësohen për rënie të kualitetit.

‘Blutë’ e Londrës, përveç shitjeve, do të aktivizohen edhe për blerjen e disa lojtarëve, ku më e madhja pritet të jetë ajo e Timo Werner nga RB, Leipzig./Gazeta Sinjali/