image Chelsea me rezultat të ngushtë triumfon ndaj Malmos

Futboll

Chelsea me rezultat të ngushtë triumfon ndaj Malmos

news image

Kampioni i Evropës në fuqi Chelsea ka arritur të shënojë fitore ndaj Malmos në udhëtim me rezultat 0:1, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll ashtu edhe siç nisi, pa gola, por me disa raste të londinezëve.

Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 56-të, kur Odoi bëri një asistim fantastik për Ziyech, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Kështu, Chelsea shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Juventusi në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Malmo mbetet pa pikë në vendin e fundit dhe ka humbur gjasat për kualifikim tutje. /Gazeta Sinjali Sporti/