image Chelsea me avantazh minimal ndaj Realit pas pjesës së parë, gjithçka e hapur në të dytën

Futboll

Chelsea me avantazh minimal ndaj Realit pas pjesës së parë, gjithçka e hapur në të dytën

news image

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Chelsea është duke avancuar me rezultat minimal si mysafir ndaj Realit pas pjesës së parë, shkruan Sinjali Sport.

Blutë janë duke fituar 1-0 me anë të golit të mesfushorit Mason Mount në minutën e 15-të.

Goli i hershëm i Chelseas vuri në presion madrilenët të cilët nuk zhvilluan lojën e tyre.

Londinezëve i duhet të shënojnë edhe një gol së paku të çojnë ndeshjen drejt vazhdimeve.

Ndërkohë në sfidën tjetër mes Bayernit dhe Villarealit, rezultati është i barabartë pa gola pas 45 minutave të parë.

Kujtojmë që Villarreal ka fituar me rezultat 1-0 në Spanjë, andaj ky rezultat e çon në shtëpi skuadrën gjermane.

/GazetaSinjaliSport/