image Chelsea mbyll pjesën e parë në avantazh në finalen e Superkupës ndaj Villarrealit

Futboll

Chelsea mbyll pjesën e parë në avantazh në finalen e Superkupës ndaj Villarrealit

news image

Finalja e Superkupës së Evropës mes Chelseat dhe Villarrealit është duke u zhvilluar, shkruan Sinjali Sport.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Chelsea po takohet me atë të Ligës së Evropës, Villarrealin.

Janë përmbyllur 45 minutat e parë në këtë përballje, skuadra e Chelseat është duke fituar me rezultat minimal 1-0.

Anësori Hakim Ziyech kaloi londinezët në epërsi pas një asistimi nga Kai Havertz.

Marokeni më pas u detyrua të zëvendësohej pasi e lëndoi krahun.

Ky duel po luhet në stadiumin e Irlandës Veriore “Windsor Park”. /Gazeta Sinjali Sporti/