image Chelsea mbyll marrëveshjen me yllin e Interit

Futboll

Chelsea mbyll marrëveshjen me yllin e Interit

news image

Ylli i Interit, Cesare Casadei do të fluturojë për në Angli nesër për të përfunduar një transferim prej 20 milionë euro te Chelsea, raporton Sky Sport Italia.

Reprezentuesi i Italisë U19 është në prag të bashkimit me gjigantët e Premier League me një marrëveshje të përhershme prej 15 milionë eurosh plus shtesa prej 5 milionë eurosh.

Sipas raportit, mesfushori premtues pritet që nesër të niset drejt Anglisë dhe të enjten më 18 gusht do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me blutë.

Interi duhet të shesë disa nga asetet e tyre më të vlefshme për të balancuar llogaritë. Andrea Pinamonti i është bashkuar Sassuolos për rreth 20 milionë euro dhe Casadei tani është në prag të largimit nga gjigantët e Serisë A për një tarifë të ngjashme.

Interi nuk arriti një marrëveshje për të shitur Milan Skriniar te PSG, kështu që sllovaku tani pritet të mbetet në Inter.

Chelsea thuhet se është i interesuar edhe për Denzel Dumfries, por Simone Inzaghi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të shohë asnjë nga yjet e tij të largohet në dy javët e fundit të merkatos së verës.

/GazetaSinjaliSport/