image Chelsea kalon në gjysmëfinale të FA Cup, e mund Sheffieldin

Futboll

Chelsea kalon në gjysmëfinale të FA Cup, e mund Sheffieldin

news image

Chelsea ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi e mundi 2:0 Sheffield Unitedin të dielën në Londër, shkruan Sinjali Sport.

Një autogol nga Oliver Norwood në fillim të pjesës së parë dhe një gol nga Hakim Ziyechi kanë mjaftuar Chelseat ta fitojë takimin çerekfinal në Stamford Bridge.

Me këtë fitore, Tuchel e ka zgjatur në 14 ecurinë pa humbje në stolin e Chelseat që prej se u emërua trajner.

Chelsea në gjysmëfinale i bashkohet Manchester Cityt dhe Southamptonit.

Gjysmëfinalisti tjetër do të mësohet sonte më vonë kur takohen Leicester City dhe Manchester United./Gazeta Sinjali Sporti/