image Chelsea ka zyrtarizuar portierin e ri

Futboll

Chelsea ka zyrtarizuar portierin e ri

news image

Chelsea ka nënshkruar sot me portierin, Marcus Bettinellin, i cili së fundmi ishte te Fulhami.

Bettinelli te “Blutë” ka kaluar si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Fulhamin kishte skaduar.

29-vjeçari do të jetë zëvendësues i portierit, Willy Caballeros, i cili është larguar nga Chelsea.

Bettinelli me Chelsean ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Për këtë transferim, kanë bërë të ditur londinezët përmes rrjeteve sociale.

/Gazeta Sinjali Sporti/