image Chelsea ka gati ofertën e parë për Kimpemben

Futboll

Chelsea ka gati ofertën e parë për Kimpemben

news image

Chelsea dhe PSG janë në bisedime për qendërmbrojtësin Presnel Kimpembe.

Londinezët po kërkojnë një tjetër qendërmbrojtës pas transferimit të Kalidou Koulibalyt dhe ata kanë identifikuar qendërmbrojtësin e PSGs-ë.

Siç raporton gazetari italian Fabrizo Romano, Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë në bisedime të drejtpërdrejta për marrëveshjen e Presnel Kimpembé.

Kërkesa fillestare e PSG-së është rreth 60/65 milionë euro, por Chelsea është gati të paraqesë propozimin prej 45/50 milionë euro.

Sipas Romanos, PSG e konsideron Kimpembén pjesë të projektit – por ai mund të largohet në rast propozimi të mirë.

/GazetaSinjaliSport/