image Chelsea iu rikthehet fitoreve pas dy barazimeve, triumfon ndaj Aston Villas

Futboll

Chelsea iu rikthehet fitoreve pas dy barazimeve, triumfon ndaj Aston Villas

news image

Chelsea u përball në udhëtim me Aston Villan, në kuadër të ‘Boxing Day’, përcjell Sinjali Sport.

Blutë triumfuan me përmbysje me rezultat 1-3.

Reece James me autogol kaloi vendasit në epërsi, përderisa bashkëlojtarët e tij Jorginho me dy gola nga penaltia dhe Romelu Lukaku ia përmirësuan gabimin me golat, që e përmbysën rezultatin.

Ekipi londinez në pesë ndeshjet e fundit ka humbur vendin e parë e po ashtu edhe të dytin pas rezultateve të dobëta, kurse tash me 41 pikë në vendin e tretë.

Vendasit me 22 pikë gjenden në vendin e dhjetë. /Gazeta Sinjali Sporti/