image Chelsea interesohet për një nga futbollistët më të mirë në botë

Futboll

Chelsea interesohet për një nga futbollistët më të mirë në botë

news image

Skuadra angleze Chelsea ka kontaktuar sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, raporton Sinjali Sport.

Sipas “Sky Sport”, polaku është duke u kërkuar nga finalistja e Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Lewandowski ka pasur edhe një sezon të shkëlqyer në Bundesliga dhe Bayerni nuk është në gjendje që ta lejojë largimin e sulmuesit.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar thashethemet për të ardhmen e tij, me skuadrat si; Barcelona, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain që i janë ofruar atij.

Chelsea po ashtu thuhet se janë shumë të interesuar për Lewandowskin, por Premier Liga nuk shihet më si një destinacion atraktiv për sulmuesin, i cili raportohet se preferon Spanjën nëse largohet nga Gjermania. /Gazeta Sinjali Sporti/