image Chelsea-Bournemouth, dalin formacionet zyrtare

Sport/ Chelsea-Bournemouth, dalin formacionet zyrtare

news image

Chelsea do ta presë Bournemouthin në përballjen që zhvillohet në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Takimi që fillon në ora 16:00, do të zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”, derisa The Blues i pret një takim i vështirë.

Për këtë takim, Frank Lampard nuk mund të llogaris vetëm në Ruben Loftus-Cheek që është i lënduar.

Në anën tjetër, Bournemouthi do të jetë pa lojtarët si, Nathan Ake, Brooks, Daniels, Smith dhe Stanislas, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa, Azpilicueta, Zouma, Rudiger, Emerson, Kante, Jorginho, Mount, Willian, Abraham, Pulisic.

Formacioni startues i Bournemouthit: Ramsdale, Stacey, Francis, Mepham, Rico, Lerma, Billing, Gosling, Cook, Fraser, King.