image Chelsea bindshëm fiton ndaj Leicesterit, përforcon lidershipin

Futboll

Chelsea bindshëm fiton ndaj Leicesterit, përforcon lidershipin

news image

“Blutë” kanë arritur një fitore tejet të rëndësishme në garën për titull.

Chelsea ka arritur të mposht Leicesterin në vizitë me rezultat 0-3.

Mysafirët nga fillimi ishin dominues duke arritur të kalojnë herët në epërsi me golin e Antonio Rudiger në minutën e 14′.

Vetëm pak minuta më vonë N’Golo Kante shënoi në 28-ën minutë për 0-2.

Edhe pjesa e dytë u dominua plotësisht nga ekipi i Chelseas.

Golin e tretë e realizoi Christian Pulisic në minutën e 71′ për 0-3.

Deri në fund nuk pati gola të tjerë dhe Chelsea morri fitore të merituar.

Chelsea tani mbetet në vend të parë me 29 pikë, ndërsa Leicesteri është e 12-ta me 15 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/