image Chelsea bindshëm fiton dhe kualifikohet tutje në Fa Cup

Futboll

Chelsea bindshëm fiton dhe kualifikohet tutje në Fa Cup

news image

Chelsea e nisi furishëm aventurën në Fa Cup me fitore ndaj Chesterfieldit, raporton Sinjali Sport.

Blutë deklasuan në “Stamford Bridge” skuadrën inferiore që bën gara në ligën Nacionale që është elita e pestë në ishull.

Skuadra e Tuchel fitoi me rezultat të thellë 5-1.

Werner, Odoi, Lukaku, Christensen dhe Ziyech i realizuan golat te vendasit, kurse Asante u përkujdes për golin e nderit te mysafirët.

Chelsea u kualifikua në rrethin e 1/16-ës së Kupës, ku do pres kundërshtarin, pas hedhjes së shortit.

/Gazeta Sinjali Sporti/