image Chelsea bën ofertë për Militaon, Reali nuk do ta shesë

Futboll

Chelsea bën ofertë për Militaon, Reali nuk do ta shesë

news image

Chelsea ka bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin e Real Madridit, Eder Militao

Megjithatë, Los Blancos nuk duan të shesin brazilianin, raporton El Nacional, përcjell Sinjali Sport.

Militao luftoi për vendin e startuesit pas lëvizjes së tij nga Porto në vitin 2019, por ka lulëzuar nën drejtimin e Carlo Ancelotti këtë sezon, duke ngjallur interes nga një mori skuadrash evropiane.

Sidoqoftë, Reali nuk ka ndërmend ta lërë 23-vjeçarin të largohet dhe planifikon t’i ofrojë atij një kontratë të re me një klauzolë të madhe lirimi në mënyrë që të largojë pretenduesit e mundshëm. /Gazeta Sinjali Sporti/