Chelsea ka arritur marrëveshje me Villarreal për transferimin e portierit danez, Filip Jorgensen.
Klubi londinez do t’i paguajë Villarrealit një tarifë prej 24.5 milion eurosh për kartonin e 22-vjeçarit, raporton gazetari italian, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, marrëveshja përfshin një kontratë afatgjatë mes lojtarit dhe klubit londinez.
Jørgensen bëri më shumë pritje se çdo portier tjetër në La Liga sezonin e kaluar (143).
Filip Jørgensen made more saves than any other goalkeeper in La Liga last season (143). 🧤 pic.twitter.com/Llz94hQTyn
— WhoScored.com (@WhoScored) July 22, 2024