image Chelsea arrin finale të Kupës FA

Futboll

Chelsea arrin finale të Kupës FA

news image

Chelsea ka arritur në finale të Kupës FA.

Chelsea ka mposhtur skuadrën e Crystal Palaces në gjysmëfinale të Kupës FA, e zhvilluar në stadiumin mitik Wembley, shkruan Sinjali Sport.

Blutë mposhtën skuadrën e Crystal me rezultat të pastër 2-0.

Golat për londinezët u shënuan nga Roben Loftus-Cheek 65′ dhe Mason Mount 76′.

Ky është viti i tretë radhazi që Chelsea arrin në finale të Kupës FA.

Në finale londinezët do të përballen me Liverpoolin, që do të zhvillohet më 14 maj në Wembley.

/GazetaSinjaliSport/