image Change the mood

Art & Dizajn

Change the mood

news image

Më datë 18 tetor 2024, në Modelarium të Fakultetit të Arkitekturës, u promovua libri “Change the Mood” dhe u hap ekspozita e projekteve nga Maden Group, e cila do të jetë e hapur deri më 25 tetor 2024.

“Change the Mood” është një libër që dokumenton rrugëtimin e Maden Group nga viti 2009 deri në ditët e sotme. Libri është i ndarë në dy faza: 2009-2019 dhe 2020-2024, dhe përmban një llojllojshmëri projektesh që dëshmojnë avansimin dhe profesionalizimin e kompanisë në këtë periudhë.

Përveç përshkrimit të projekteve, libri ofron një vështrim në ekipin e Maden Group dhe rëndësinë e çdo anëtari, duke përfshirë udhëtimet e ekipit dhe aktivitete që, përveç punës, shërbejnë për relaksim dhe forcojnë lidhjet brenda kompanisë.

Po ashtu, Maden trajton mënyrën e funksionimit të punës, duke ofruar një shembull të shkëlqyer se si ndarjen e detyrave në një kompani kontribuon në zhvillimin të kompanisë. Çmimet ndërkombëtare janë një tjetër dëshmi e suksesit të Maden Group gjatë viteve.

Ekspozita përfshin 36 projekte të Maden Group, të cilat janë vendosur në një ambient që kombinon modernitetin me antikitetin e Modelariumit. Dizajni i librit është realizuar nga Project Graphics, ndërsa printimi dhe detajet janë përkujdesur nga Art Graphics Ks.

Në një kontekst pozitiv, Maden Group kujton se brenda çdo individi ekziston një gradient emocionesh, një pasuri shumëngjyrëshe e autentike. Çdo individ është unik dhe sfida është të zbulojmë “mood”-in tonë identifikues.

Ky është mesazhi që Maden Group ka përcjellë gjatë këtyre 15 viteve.

/GazetaSinjali/