Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes nuk e ka garantuar një vend në formacionin titullarë ndaj Greqisë për Milot Rashicën.
Në konferencën për shtyp tekniku zviceran ka lavdëruar paraqitjen e 11-ës startuese ndaj Gjeorgjisë duke lënë të kuptohet se mund të luajë me të njëjtin formacion edhe ndaj Greqisë.
I pyetur nëse Rashica do të luajë nga minuta e parë nesër, Challandes tha se lojtari i Norwich Cityt mund të qëndrojë në bankën e rezervistëve dhe se ai do të jetë i gatshëm për ta pranuar këtë.
Rashica nuk luajti ndaj Gjeorgjisë për shkak të rregullave të karantinimit të Anglisë ndaj këtij vendi, raporton KP.
Ndeshja Kosovë-Greqi zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.