Ish-selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes është deklaruar për sfidën miqësore mes Kosovës dhe Zvicrës.
Challandes i cili ishte përzgjedhës i Kosovës për tre vite mes 2018-2021, u zëvendësua tek Kosova nga ish-futbollisti francez, Alain Giresse.
Zvicërani ka deklaruar se për kosovarët që jetojnë në Zvicër do të jetë një festival i vërtetë futbolli.
“Për kosovarët që jetojnë në Zvicër do të jetë një festival i vërtetë futbolli. Larg politikës apo problemeve tjera”, tha Challandes, i cili theksoi se populli në Kosovë gjithmonë i ka konsideruar triumfet e kombëtares së Zvicrës në të kaluarën si “fitoren e tyre”. “Kur kombëtarja është shumë e suksesshme, sheh edhe flamuj zviceran të varur në Prishtinë”, tha ndër të tjerash zvicërani.
Ndeshja miqësore fillon nga ora 18:00 dhe zhvillohet në Cyrih të Zvicrës.