image Challandes: Ai që nuk e jep maksimumin ndaj Gjibraltarit do të ketë probleme me mua

Futboll

Sport/ Challandes: Ai që nuk e jep maksimumin ndaj Gjibraltarit do të ketë probleme me mua

news image

Trajneri Bernard Challandes i ka paralajmëruar lojtarët e Kosovës para ndeshjes miqësore me Gjibraltarin.

Challandes ka thënë se kjo nuk është vetëm një miqësore e thjeshtë dhe një lojtar që nuk e jep maksimumin nesër, do të ketë problem me të.

Ndeshja ndaj Gjibraltarit nuk është vetëm një miqësore e thjeshtë, por do të jetë një ndeshje për t’u përgatitur ndaj Malit të Zi. Çdo lojtarë duhet të jap maksimumin në këtë miqësore nëse luan vetëm në pjesën e parë apo pak minuta. Nëse një lojtar nuk e jep maksimumin në këtë ndeshje, atëherë do të ketë probleme me mua, pasi kjo ndeshje është shumë e rëndësishme“, ka thënë ai.

Kosova dhe Gjibraltari do të ndeshen nesër nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Gazeta Sinjali/