Rrjetet sociale kanë nisur të ziejnë sërish, pasi Loredana Brati ka ngjallur dyshime të mëdha për një krisje në marrëdhënien e saj me Jozin.
Në instastory-n e fundit, bukuroshja shqiptare ka postuar një foto nga një set fotografik, ku ndonëse duket mahnitëse, diçka mungon në pamjen e saj, unaza e famshme e dhuruar nga partneri, Jozi.
Ky detaj i vogël ka mjaftuar që ndjekësit të nisin spekulimet për një ndarje të mundshme mes çiftit, të cilët prej kohësh ishin në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre të afeksionuar dhe postimet e shpeshta të dashurisë.
Edhe pse vetë Loredana nuk ka konfirmuar asgjë publikisht, mungesa e unazës në gishtin e saj të preferuar është parë si një sinjal i qartë që “diçka nuk shkon”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!