image Çfarë po ndodh me kosovarët, mbi 160 shkurorëzime për një muaj

Sociale

Çfarë po ndodh me kosovarët, mbi 160 shkurorëzime për një muaj

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare [1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin gusht 2022

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Në muajin gusht janë regjistruar 2 283 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 194 lindje janë meshkuj dhe 1 089  lindje janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 799 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 427 janë meshkuj dhe 372 janë femra.

Në muajin gusht 2022 janë regjistruar gjithsej 2 374 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 162 raste.

ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

/GazetaSinjali/