image Çfarë nuk duhet të bëni që të dukeni tërheqës/e

Këshilla/ Çfarë nuk duhet të bëni që të dukeni tërheqës/e

news image

Ekzistojnë disa rregulla në shoqëri se si duhet të veprojmë dhe si nuk duhet të veprojmë. Për tu dukur i/e dashur dhe tërheqës tek të tjerët duhet të sillemi me sinqeritet.

Më poshtë i gjeni disa prej karakteristikave që nuk duhet t’i praktikoni sepse ju bëjnë më pak tërheqës:

Mungesa e gjumit

Sipas studimeve, mungesa e gjumit ndikon që ju të jeni më pak tërheqëse, më pak e shëndetshme dhe e trishtë.

Ju jeni ajo çfarë reflektoni

Në bazë të një studimi, fytyra e cila reflekton fjalët ‘të jesh e mirë dhe e ndershme” është më tërheqëse se një fytyrë e cila reflekton fjalët e këqija.

Të jesh e stresuar

Femrat me nivel më të lartë të stresit, perceptohen si më pak tërheqëse.

Gjuhë e mangët e trupit

Përdorimi në mënyrë të duhur i gjuhës së trupit ju bën juve më tërheqëse. Ndërsa, një gjuhë e mangët e trupit ju bënë më pak tërheqëse.

Kur reflektoni pak lumturi e shumë krenari

Meshkujt i konsiderojnë më shumë atraktive femrat që duken të lumtura, ndërsa më pak atraktive ato që reflektojnë krenari.

Të mos pasurit sens të humorit

Të mos qenurit e lumtur dhe mungesa e sensit të humorit ju bën juve më pak atraktive.

Përtacia

Edhe njerëzit më atraktiv, mund të reflektojnë të kundërtën nëse nuk janë bashkëpunues dhe të dobishëm.

Nëse përshtateni me njerëz

Zakonisht neve na bëhen më atraktiv njerëzit, të cilët përshtaten  me ne, madje edhe në qëndrimet tona. Por rastis edhe e kundërta, pasi që për disa më atraktiv janë ata, me të cilët nuk keni qëndrime të njëjta.

Pandershmëria

-Të qenit të pandershëm, ju bën më pak atraktiv për të tjerët. Si rrjedhojë, ju nuk do të keni raporte të mira me të tjerët./ Gazeta Sinjali